14:01 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / LB

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun

Ish nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani ka thënë se ndaj tre të dyshuarve është paraqitë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe pritet me u mbajt seanca sot.

Gjatë ditës së djeshme, për plagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet sot në orën 15:00.