10:37 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau grua dhe vajzën në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë do të kërkojë një muaj paraburgim për Pjetër Nrecajn, i cili dyshohet se mbrëmë me breshëri plumbash të kallashnikovit e vrau gruan e tij, Valbona Marku Nrecajn dhe vajzën 9 vjeçe.

Kryeprokurori në prokurorinë e Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë sot për Indeksonline se prokuroria gjatë ditës pritet ta intervistojë të dyshuarin Pjetër Ndrecaj për vrasjen në Gjakovë.

Po ashtu, ai tregoi se do të kërkojnë një muaj paraburgim për të dyshuarin.

“Ende nuk e kemi intervistuar, sot gjatë ditës do ta intervistojmë të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë. Do të kërkojmë një muaj paraburgim për të”, ka thënë kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.