20:43 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria në Prishtinë deklarohet për plaçkitësit që u futën me kallashë në Merdare

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në terminalin doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka ka thënë se për këtë ngjarje është informuar nga prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari.

“Mund të konfirmojë se sot rreth orës 14:00  ka ndodhur një plaçkitje në terminalin doganor në Merdare nga persona të maskuar dhe të armatosur. Deri në këtë kohë, personat e përfshirë në këtë rast nuk janë identifikuar ende. Jemi në fazën fillestare të hetimeve dhe duhet theksuar se po punohet intensivisht deri në ndriçimin e të gjithave rrethanave që karakterizojnë këtë plaçkitje”, ka thënë Beka.

Ndryshe, disa persona e kanë xhiruar nga afër ngjarjen ku pamjet ekskluzive i kanë sjell në Indeksonline, sipas tyre, për këtë menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës./Indeksonline/

Ngjarje si në filma, plaçkitësit futen me kallashë në terminalin doganor në Merdare