18:30 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria në Prizren po heton listat e veteranëve të luftës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128.

Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.