14:45 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Prokuroria nis mbledhjen e informatave, pasi u tha se Kurti, Sveçla e Abazi ishin në Dhomën e Përgjimeve të PTK-së

Dje presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se bashkë me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.

E në lidhje me këto deklarata IndeksOnline ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës, për të parë nëse kanë filluar hetimet pas këtyre akuzave.

Në një përgjigje të shkurtër zëdhënësi i kësaj prokurorie Ekrem Lutfiu, ka thënë se tani janë në fazën e grumbullimit të të dhënave.

“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu për IndeksOnline.

Ndryshe i pyetur Kurti  deklarata e Thaçit sot i quajti shpifje dhe gënjeshtra, deri tha se këto janë diçka të zakonshme nga ana e presidentit, transmeton Indeksonline.

“Ato janë gënjeshtra e shpifjen problemi me gënjeshtra është se duhet të gënjejnë për ditë e disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje, besoj që këto pyetje duhet të ishin për prokurorin e shtetit./IndeksOnline/