13:36 / E Martë, 27 Shtator 2022 / AR

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngritë 10 aktakuza për sulm seksual, dhunim dhe prostitucion

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 10 (dhjetë) personave, për veprat penale, “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) personave të dyshuar si kryerës te këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet dhe urgjencë, rastet nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual.