11:28 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prokurorja, në Pejë, kërcënohet nëpërmjet telefonit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se një i dyshur, i prezantuar si vëlla i një viktime të dhunës në familje, nëpërmjet telefonit nga një shtet i huaj ka kanosur një prokurore por edhe Policinë e Kosovës.

Rasti është raportuar në Pejë gjatë së dielës.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori. Hetimet ende po vazhdojnë./Indeksonline/