10:53 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / AR

Promovohet libri “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre” nga autori i njohur Agron Dalipaj

Autori i njohur shqiptar, Agron Dalipaj më 19 shkurt ka promovuar librin e tij të titulluar “MITET, ORIGJINA DHE GJUHA E TYRE”.

Promovimi u bë në “Hotel Garden” në Prishtinë. Ai u shpreh i lumtur që ishte në Prishtinë, teksa tha se nuk ka përjetim më të këndshëm se sa të jetë në mesin e njerëzve që e duan.

Agron Dalipaj është autor shqiptar, ku lindi në Këlcyrë në vitin 1963.

Dalipaj studioi financë dhe gjithashtu ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë në Përmet. Dalipaj disa vite jetoi në Athinë, Greqi, ku hapi librarinë “Iliria” me libra të ndryshëm në gjuhën shqipe.

Në vitin 2009 u kthye në Shqipëri dhe jeton në Pogradec.