15:26 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pronarët e autobusëve të Podujevës nga e hëna në grevë

Nga dita e hënë, Shoqata e Transportit të Autobusëve në Podujevë, do të hyjë në grevë, kjo për shkak të taksive ilegale.

Pronarët e autobusëve kanë thënë se do të vazhdojnë grevën derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Komuna e Podujevës vazhdimisht ka telashe sa i përket transportit të udhëtarëve.

Edhe në të kaluarën kishte protesta të kompanive transportuese./Indeksonline/