10:16 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pronarët e pandërgjegjshëm të lokalëve në Podujevë hedhin mbeturinat në mes të rrugës

Çdo mëngjes, mund të vëreni një pamje të tillë.

Në qendër të Podujevës, bërlloku po prish imazhin e qytetit e po ashtu po i pengon edhe qytetarët.

Një dukuri e tillë po krijohet nga lokalet në këtë qytet, pronarët e të cilëve po e gjuajnë atë në përfundim të ndërrimit të natës, para lokaleve.

Në vend që të gjuajnë në vendet e duhura, mbeturinat po hedhen në mes të rrugës, ku përveç kundërmimit ato po zënë rrugën./Indeksonline/