11:17 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pronari i “Hotel Kalasë” proteston duke mbyllur një shirit rrugor të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë

Paknaqësinë e tij kundër organeve shtetërore po e shpreh duke bërë mbylljen e një shiriti rrugor të magjistrales Vushtrri-Mitrovicë.

Kjo po bëhet pas një reagimi të djeshëm ku pronari i Hotel Kalasë kishte hedhur kritika në drejtim të organeve përgjegjëse për atë që siç thotë ai mos-ndihmën e tyre për biznesin e tij, të cilën e ai dje e deklaroi si të mbyllur përshkak të pamundësisë së disa pagesave të energjisë elektirke.

Pronari në fjalë sot ka vendosur që një shirit rrugor ta bllokoj duke vendosur një karrige dhe veturë thonë burime të VushtrriaOnline.

Nga pamjet e siguruara shihet një veturë në mes të rrugës dhe një frigorifer.