75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / P M

Pronari i “Zara”-s, Amancio Ortega, bëhet investitori më i madh në pasuri të paluajtshme në botë

Amancio Ortega, pronari i “Zara”-s dhe themeluesi i “Inditex”-it, është bërë investitori më i madh në pasuri të paluajtshme në botë, sipas vlerësimeve të fundit të industrisë.

Ai ka ndërtuar një portofol me mbi 200 prona në vende të ndryshme, i vlerësuar rreth 25 miliardë dollarë, duke përfshirë zyra, ndërtesa korporatash dhe hapësira tregtare në qytete të mëdha globale, shkrun Euronews.

Pasuria e tij e përgjithshme vlerësohet rreth 148 miliardë dollarë, gjë që e rendit ndër njerëzit më të pasur në botë.

Sipas raportit, Ortega ka zgjeruar investimet e tij përtej industrisë së tekstilit duke riinvestuar dividentët e “Zara”-s në pasuri të paluajtshme dhe sektorë të tjerë si energjia dhe infrastruktura.