21:47 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Propaganda e lodhtë nga “Kurir”-i serb, gënjejnë për një lajm rreth Ramush Haradinajt

Mediat në Serbi nuk kanë të ndalur me propaganda. Kësaj radhe ata cak e kanë pasur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të marten kishte ndodhur një rrahje ndodhi në stacionin e autobusëve në Pejë, ku të lënduar mbetën dy persona, shkruan Indeksonline.

Njëri nga viktimat ishte E.H i lindur në vitin 2001.  Sipas shkrimit të mediumit tendencioz serb ‘Kurir’, E.H është kushëriri i Ramush Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë konfirmojnë që viktima E.H nuk është i afërm i kryeministrit Haradinaj.

Disa media në Kosovë kanë rënë në lajthitje të propagandave të mediave të Beogradit.

‘Kurir’ njihet si medium anti-shqiptar dhe i përkrahëse e presidentit serb, Aleksander Vuçiq./Indeksonline/