14:03 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Propagandistit të Putinit dhe anti-Shqiptarit Malagurski i ndalohet hyrja në Kosovë (Dokument)

Propagandistit të Putinit dhe anti-Shqiptarit Boris Malagurski i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Ky vendim është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila Malagurskin e konsideron si kërcenim për rendin publik.

“Është person për të cilin është lëshuar paralajmërim për qëllim të refuzimit të hyrjes në regjistrin kombëtarë. Konsiderohet të jetë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet në vendimin e lëshuar nga MPB, transmeton Indeksonline.

Shihni më poshtë vendimin, i cili është marrë ditën e sotme. Refuzimi i hyrjes së tij është bërë në pikën kufitare Jarinje./Indeksonline/