17:26 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Propozohet mbyllja e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Shtipit deri të hënën

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka propozuar kthimin e orës policore nga enjtja në orën 21:00 deri të hënën ora 05:00.

Lëvizja do të jetë e ndaluar për Shkupin me komunat, Tetovën, Kumanovën (dhe Likovën) dhe Shtipin.

Për qytetet tjera propozon fuqizimin e orës policore nga ora 16 deri në ora 5 të ditës pasuese.

Propozimi duhet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, shkruan Alsat M.