09:25 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prostitucioni në Prizren, katër të arrestuar

Janë arrestuar katër të dyshuar në Prizren me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar dy meshkuj nga Kosova dhe një mashkull e një femër nga Shqipëria.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar./Indeksonline/