14:20 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

‘Prostitucioni’: Prokuroria dërgon për gjykim ‘të fortin shqiptar’, ja akuzat

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimin për grupin e Rinard Tatës. Prokuroria ka dërguar dosjen në gjykatë për Tafën dhe 10 persona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni por edhe vepra të tjera penale.

Procedimi daton në vitin 2014, dhe 11 të pandehurit prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndërtim.

Këta persona janë:
1. I pandehuri Rinard Tata (alias Federik Tota), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:
-“Shfrytëzim i prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.
-“Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.
-“Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.
-“Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke ricikluar në aktivitetin e tij privat dhe ndërtimtari parate e përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit, transmeton Indeksonline
-“Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike,” parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal për qëllime biznesi.
-“Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal, pasi ka ndërtuar 3 kate mbi pronën e tij ekzistuese.

2. E pandehura Sunila Mehja, e bija e Qemalit dhe Fejzies, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:

-“Shfrytezimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dëm te disa femrave.
-“Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal .

3. I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale të:
-“Shfrytezimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te disa femrave.

4. E pandehura Ardita Muça, lindur e banues ne Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
-“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

5. E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
-“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

6. E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
-“Prostitucioni“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

7. E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
-“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

8. E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
-“Prostitucionit“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

9. I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

10. I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

11. I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe “TATA”, e ndodhur në Lagja “Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata. /mapo/