10:02 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pak qytetarë në protestën e përkrahjes së demarkacionit

Edhe pse dje gjatë ditës është paralajmëruar të mbahet një protestë gjithëpopullore për të bërë presion tek deputetët për të votuar demarkacionin, sot është parë një numër i vogë protestues në shesh.

Protesta ishte paralajmëruar nga IFC (Fondacioni i Kosovës për Inovacione) për në ora 10:00 para Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Kush e DON KOSOVËN, kush don LIBERALIZIM vizash, kush e don MIQËSINË e përjetshme me AMERIKËN dhe BE-në…DILNI JA SOT JA KURRË! E KUVENDI i Kosovës prej 10:00 në përkrahje të VOTIMIT TË DEMARKACIONIT” thuhet në njoftimin e IFC-së e cila si duket nuk është përkrahur nga qytetarët.