10:39 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Protesta kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë, alivanoset një grua (Pamje)

Është alivanosur një grua e moshuar gjatë protestës në Gjakovë, kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë në këtë qytet.

Ndryshe, protesta është thirrur nga qytetarët e Gjakovës “për të kundërshtuar ardhjen e serbëve”.

Ndërkohë, dhjetra qytetarët po protestojnë me parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”. /Indeksonline/