12:11 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Protesta masive në Hong Kong

Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit anti-qeveritar, përderisa vendi hyn në javën e 10-të të demonstratave masive dhe trazirave.

Policia hodhi gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.

Raportohet se sot janë pezulluar të gjitha fluturimet nga e në drejtim të Hong Kongut.

Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.

Një numër protestuesish, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve.

Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metrosë, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse. Hong Hongu është përfshirë nga trazirat dhe dhuna tash e dy muaj. Protestat nisën për të kundërshtuar një projektligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë