10:03 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Protesta në New York, 200 të arrestuar në 24-orët e fundit

Policia e New York-ut ka arrestuar rreth 200 protestues në orët e vona të së martës dhe në ato të hershme të së mërkurës.

Sipas korrespondentes së CNN, Shimon Prokupecz, shumica e protestuesve kanë marshuar paqësisht nëpër Manhattan, me disa pronarë dyqanesh që u rreshtuan me demonstruesit, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë ka pasur disa raste të plaçkitjes, por kjo protestë nuk ka qenë as afër me pamjet kaotike që janë parë gjatë të së hënës.