23:01 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Protesta në Tiranë, momenti kur polici plas në tokë deputetin shqiptar

Është tensionuar pasditen e sotme protesta e banorëve të “Astiri” ku kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të opozitës.

Forcat speciale kanë ndërhyrë në momentin kur situata gati ka dalë jashtë kontrollit dhe në vendngjarje kanë qenë prezentë deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka e Klevis Balliu.

Këta të fundit janë konfrontuar verbalisht me focrat e policisë, teksa banorët kanë tentuar të hyjnë në kantierin e një firme private, por në këtë moment kanë ndërhyrë forcat speciale me skafandra e shkopa gome, raporton Newsbomb.al.

Në videon më poshtë duket momenti kur policia vë para deputetin demokrat Flamur Noka, i cili rrëzohet përtokë nga shtyrja.