19:18 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Protesta “Një nga Pesë Milionë” po shtrihet në të gjitha qytetet në Serbi

Protesta “Një nga Pesë Milionë” në Serbi do të vazhdoi edhe sonte në shumë qytete.

Sipas të dhënave të fundit deri më tani, kjo protestë është mbajtur në 50 qytete të Serbisë, ndërsa në 30 qytete të Serbisë po mbahet rregullisht çdo javë, transmeton Indeksonline.

Në çdo protestë po kërkohet shkarkimi i Aleksander Vuçiq dhe se po e konsiderojnë tradhëtar me qasjen që ai po i jep Kosovës.

“Një nga Pesë Milionë” është mbajtur edhe në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. /Indeksonline/