16:14 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Protesta për taksën, qytetarët i vendosin Ramës laurën para zyrës (Foto)

Qindra qytetarë protestuan sot kundër tarifës në rrugën e Kombit, taksave të larta dhe dhënies së Shqipërisë me koncesion.

Përveç mesazhit kryesor të protestës “Më arrestoni edhe mua sot”, protestuesit kishin vendosur edhe një tra në hyrje të Kryeministrisë me një mesazh për Edi Ramën: “Dalja është falas”.

 Protestuesit kanë zgjedhur këtë mënyrë për të ironizuar vendosjen e traut në Rrugën e Kombit me tarifë 10 euro vajtje-ardhje, çka nxiti një revoltë qytetare.

“Ky nuk është fillimi por vazhdimi i një serie koncesionesh të cilat i vendosin pasuritë, shërbimet dhe pronat publike në funksion të kompanive private duke u garantuar atyre edhe fitimin”, thuhej në deklaratën e aktivistëve.