11:16 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Protesta për vdekjet në vendin e punës, vendosën në shesh 93 helmeta- 93 numra

Ka filluar protesta “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”, me anë të së cilës po kërkohet respektimi I të drejtave të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë vendosur 93 helmeta dhe 93 numra, që simbolizojnë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës, shkruan Indeksonline.

Sipas informacioneve zyrtare, vetëm në pesë vitet e fundit kanë gjetur vdekjen 93 perona në vendin e tyre të punës, në sektorin e ndërtimtarisë.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe ka pasur 230 punëtorë të lënduar. Kjo ka ardhur si pasojë e kushteve jo të duhura në punë dhe sigurimit të dobët.

Rasti i fundit është ai i ditës së shtunë, ku një punëtor 45 vjeçar, Milazim Bajraktaraj ka humbur jetën derisa ishte duke fasaduar në një ndërtesë në lagjen Arbëria./Indeksonline/