23:30 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Protestë “me pranga” nga mbrojtësi i Chievos, në ndeshjën ndaj Juventusit

Edhe pse një ndeshje e lehtë në letër, Juventusi ka vuajtur disi në sfidën e sotme ndaj Chievos. Bardheblutë ishin me 2 lojtarë më shumë prej minutës së 61.

Bastien u ndëshkua i pari me karton të kuq në minutën e 37-t, ndërsa i dyti i ndëshkuar në radhët e skuadrës veroneze ishte mbrojtësi Cacciatore, i cili bëri një gjest antisportiv kundër gjyqtarit. Teksa kryqëzoi duart si pranga. Të njëjtën gjë e ka bërë Mourinho te Interi në 2010.

Bardhezinjtë arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 67-t me anë të Sami Khedirës, ndërsa në minutën e 88-t, Higuain shënoi golin e dytë për kampionet. Me fitoren e sotme, Juventus ngjitet provizorisht në vendin e parë me 56-t pikë, 2 më shumë se Napoli, i cili do të presë nesër në “San Paolo”, Bolognan.