13:00 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Protestojnë banorët e Karaçevës pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në këtë zonë kufitare

Dhjetëra banorë të fshatit Karaçevë, të komunës së Kamenicës kanë dalur sot për të protestuar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe brenda fshatit të tyre, javën e kaluar.

Ata me pankarta në duar e me flamurin e Kosovës dhe atë amerikan, po kundërshtojnë këtë hyrje të tyre, duke shprehur kështu shqetësimin në lidhje me futjen e ushtrisë serbe brenda zonës kufitare me Kosovës.

Shqetësim për këtë situatë ka shprehur edhe kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, e po ashtu edhe fytyra të tjera publike në vend, duke kërkuar kështu llogari nga institucionet e vendit dhe KFOR-i në lidhje me këtë situatë./IndeksOnline