09:00 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Protestojnë banorët e lagjes “Mati 1”, shkak ujerat e zeza nëpër podrume

Dhjetëra qytetarë të lagjes “Mati 1” në kryeqytet, po protestojnë sot para Komunës së Prishtinës, për shkak se ujërat e zeza kanë vërshuar podrumet e tyre në Rrugën B.

Indeksonline ka raportuar të premten për këtë shqetësim të banorëve, ku sipas tyre ka dhjetë ditë që jetojnë mbi ujera të zeza.

Protestuesit po kërkojnë nga zyrtarët komunal që të intervenojnë urgjentisht për ta zgjidhur problemin.

Banorë të objektit kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline ku shihet se si ujërat e zeza kanë vërshuar bodrumin ku janë depot dhe garazhet e veturave.

Sipas tyre, gjatë tërë kohës në atë kat kundërmon erë e keqe, derisa ankohen se nga kjo gjendje mund të shpërndahet edhe ndonjë epidemi, pasi rezervuari i ujit është pikërisht në bodrum./Indeksonline/