17:44 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fluksi i madh i veturave, çdo mbrëmje bllokohet rruga për në Mati I

Rruga që të shpie nga rrethi me flamurë për në lagjen Mati I çdo mbrëmje është në një gjendje të tillë.

Qarkullimi i madh i veturave bën që kjo rrugë deri te rrethi “Te EULEX-i”, në lagjen Mati I të jetë e bllokuar nga kolonat e gjata.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Indeksonline shihet rruga tërësisht e bllokuar, i cili thotë se pritjet janë të gjata afër një orë.

Një gjendje e tillë krijohet çdo mbrëmje dhe nevojiten orë të tëra për t’u liruar kjo rrugë./Indeksonline/