10:04 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Dëmtohet gypi, Mati 1 mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes Mati 1, se gjatë punimeve nga kontraktorët e Kompanisë Ndërtimore Standard në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi”, dje pasdite ka rrëshqitë rruga/dheu, me ç’rast është dëmtuar gypi që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të kësaj lagjeje.

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë, ndërkohë që ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të Komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Temat: