23:16 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Protestojnë tifozët e Bayernit, hedhin para të letrës në fushë (Video)

Tifozët e Bayern Munchen kanë qenë të pakënaqur me çmimet e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve si mysafir të Anderlechtit.

Shumë tifozë nuk udhëtuan pasi bileta ishte rreth 100 euro, ndërsa ata që ishin ngritën një parullë dhe hodhën para falese në fushë.

“A i lakmoni këto, a jeni tani të kënaqur, 100 euro?”, shkruhet në banerin e tifozëve të Bayernit.

Kujtojmë se një biletë për mysafirët në Alianz Arena në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kushton më pak  se 40 euro. /IndeksOnline/