10:03 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Protestuesi gjysmë i zhveshur mes femrave: Ndjehem i mbrojtur, do doja të njëjtën gjë edhe për to!

Në çdo vend të botës çdo ditë thuajse protestohet për drejta të barabarta gjinore.

Femrat kudo ngrenë zërin dhe luftojnë për padrejtësitë dhe diskrimimin që u bëhet.

Por, është një fotografi, e shkëputur nga një protestë e grave që po qarkullon dhe po bën gjiron e botës në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në mesin e qindrave grave shihet një mashkull gjysmë i zhveshur, i cili mbanë një pankartë të madhe në duart e tij ku shkruhet: “Jam gjysmë i zhveshur, i rrethuar nga persona të gjinisë së kundërt e ndihem i mbrojtur, jo i frikësuar! Do të doja të njëjtën gjë dhe për to!”.


Kjo thënië sigurisht ka motivuar shumë femra dhe në anën tjetër u ka dhënë një mesazh dhe thirrje edhe meshkujve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë./Indeksonline/