10:39 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman: Edhe në Gjermani jemi duke luftuar për barazi gjinore

Ministria e Integrimeve Evropiane ka organizuar një konferencë me temën “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë, në të cilën po marrin pjesë ministrja Dhurata Hoxha dhe ambasadori gjerman Christian Heldt.

Heldt me këtë rast ka thënë se nuk duhet vetëm gratë që të flasin për pavarësinë e tyre, por edhe burrat.

Sipas tij, gratë në vendimmarrje kanë një kualitet lidershipi.

“ Më duhet të shoh edhe burra që janë ul në këtë tavolinë, nuk është vetëm projekt i grave që të flasin për pavarësinë e tyre. Gratë në vendimmarrje të brendshme kanë një kualitet lidershipi, nëse është në administratë publikë në biznes dhe shoqëria që nuk e përdor këtë potencial i mungon gjysma e potencialit të shoqërisë”, tha Heldt.

Ai tutje shtoi se në Gjermani ende është duke u luftuar për barazi gjinore dhe së bashku do e arrijnë këtë.

“Ne në Gjermani jemi ende duke luftuar për këtë dukuri por nëse punojmë bashkë ne do të arrijmë aty. Dëshiroj të ju inkurajoj edhe ju që ajo që po bëni është e vështirë por kjo duhet implementuar dhe jo të qëndroj vetëm në letër”, shtoi Heldt./Indeksonline/