21:48 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Protestuesit djegin veturën e policisë para parlamentit

Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një veture që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.

Vetura ishte e një punonjëse të Policisë se Komisariatit e cila mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarreve të shumta, të hedhura poshtë saj.

Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit.

Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, zjarrfikësit u afruan te vetura që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.