08:54 / E Premte, 09 Shtator 2022 / B O

Provokojnë serbët në Veri, vendosin një mbishkrim në vendin ku u vra Enver Zymberi!

Tre ditë pasi kryeministri Kurti dhe ministri Sveqla vënë kurora lulesh në vendin ku u vra Enver Zymberi, serbët në Veri kanë bërë një provokim në të njëjtin vend.

Ata kanë vendosur një mbishkrim në gjuhën dhe flamurin serb.

“Këtu jemi! Po presim!” e shkruar me të mëdha është vendosur në vendin ku ishte vrarë polici hero, Enver Zymberi./Indeksonline/