12:47 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Provokon Ronaldo i madh: Futbollistët e sotëm i frikësohen himnit të Ligës së Kampionëve

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit, Fenomeni Ronaldo ka folur me rëndësinë e Ligvës së Kampionëve, kompeticion që nuk është fituar asnjë herë nga braziliani.

Ai ka thënë se futbollistët i frikësohen shumë himnit të Ligës së Kampionëve.

“Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë në brekë nga frika. Më pas nis ndeshja dhe relaksohen”.

Ronaldo, autor i 362 golave në karrierë, nuk e ka fituar kurrë Champions League  por ka fituar 2 Kupa Bote dhe kaq mjafton.

“Futbolli ka ndryshuar, shpresoj që lojtarët të jenë sa më të ndershëm, brenda e jashtë fushe. Më pas mendojnë arbitrat për të ndëshkuar simuluesit”.

Ronaldo flet edhe për një tjetër legjendë të futbollit, Kristiano Ronaldo: “Ai meriton gjithçka, është futbollist i jashtëzakonshëm”.