75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Provokuese dhe atraktive, Rita Ora ‘çmend’ me dukjen në paraqitjen e radhës

Sukseset e Rita Orës në arenën ndërkombëtare po shtohen çdo ditë e më shumë.

27 vjeçarja është aktive me projekte të ndryshme dhe koncerte të shumta, një i tillë ishte edhe performanca e saj në qytetin e Manchester-it, në të cilin Rita shkëlqeu, shkruan Indeksonline.

Rita Ora u paraqit e mrekullueshme me një veshje e cila ia theksonte linjat e trupit, ndërsa këtë herë këngëtarja kishte vendosur më shumë grim se zakonisht e që e kompletonte për mrekulli dukjen e saj.

Ndryshe, Rita së fundi publikojë projektin e ri ‘Velvet Rope’, ndërkaq po bëhet gati për të filluar turneun botëror i cili nis në fillimi të vitit të ardhshëm./Indeksonline/

Temat: