16:24 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

PSD del kundër Superligës Evropiane: Kjo nismë shkatërron klube e shteron qytete

Nënkryetari i subjektit PSD, Zgjim Hyseni ka dal kundër themelimit të Superligës Evropiane të Futbollit.

Me anë të një postimi, Hyseni u shprehë se kjo Superligë është kartel i futbollit, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se kjo nismë shkatërron klube e shteron qytete.

Postimi i plotë:

Super Liga Evropiane është kartel i futbollit

12 ekipet më të pasura në Evropë po e formojnë një ligë të re. Paskan vendosur bosët se si do të organizohet e si do të duket sporti më i shikuar e më i dashur në botë.

Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin.

Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën.

12 pronarë po vendosin për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit.

Shpirti garues, kënaqësia e lojës, kolektiviteti dhe shokët e skuadrës ka kohë që janë pushtuar e zvenitur nga spektakli i yjeve që konkurron për miliardat e marketingut, reklamës e të drejtave televizive. Kjo mundet me qenë mundësi për fansat e futbollit.

Kritika për neoliberalizmin nuk është diskutim jashtë përditshmërisë. Futbolli evropian po mbërrin aty ku është BE si strukturë organizimi: marrëveshje në formë karteli. Përveç kartelit financiar e industrial, tash e kemi edhe kartelin e futbollit.