PSD në dhjetor me 27 zyra në tërë Kosovën
Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se ky subjekt politik do t’i bëjë 27 zyra përgjatë tërë Kosovës.
Ai ka thënë se PSD-ja nuk mund të ketë ide të qëndrueshme nëse nuk kanë organizim të fuqishëm demokratik dhe demokratik.
Molliqaj tha se 27 zyrat e PDK-së do të jenë në tërë territorin e Kosovës, duke kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen përpjekjes së tyre të cilën ai e cilësoi të sinqertë.
Ndërsa sekretari organizativ i PSD-së, Naim Jakaj, ka thënë se kjo parti ka për t’iu ofruar qytetarëve angazhim politik dhe publik për zhvillim shoqëror.