23:30 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

PSD: Nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie në asnjë rrethanë

Kohëve të fundit në media është përfolur se Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj po e shqyrton mundësinë që të braktis koalicionin qeverisës.

Kështu, me largimin e Nismës do të hapej edhe rruga që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, shkruan Indeksonline.

Nëse koalicioni do të mbetej pa Nismën, do të lirohej vendi që disa nga deputetët opozitar të kalonin në pozitë.

Indeksonline ka pyetur zyrtarët e PSD-së se a do të pranonin të bëheshin pjesë e qeverisë Haradinaj në rast që Nisma liron pozitat në institucione.

Natyrë Kuçi, zëdhënëse e PSD-së ka thënë për portalin se partia në fjalë nuk do të pranojë asnjëherë të bëhët pjesë e kësaj qeverie.

“Partia Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e koalicionit të tanishëm qeverisës në asnjë rrethanë”, ka thënë shkurt Kuçi.

Ndryshe Nisma Socialdemokrate ka disa ditë që është duke e shqyrtuar mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës. Ky shqyrtim ka nisur që nga dita kur ka dështuar votimi i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, ku në krye të tij Qeveria emëroi Fatmir Limajn./Indeksonline/