21:33 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

PSD shtrihet edhe në Deçan

Sot, Deçani ishte nikoqiri i radhës i Partisë Socialdemokrate. Me rastin e hapjes së zyrës së PSD-së në këtë komunë, kryetari Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.
Ata pohuan se Partia Socialdemokrate përbashkon shumicën që ka pak dhe është mundësia për ta nxjerrur vendin nga mjerimi ekonomik dhe shoqëror.

“Pushtetet e deritashme lokale dhe qendrore e kanë lënë Deçanin të zhytur në probleme ekzistenciale. Përderisa plotë lokalitete të kësaj komune përballen me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, Deçani lëngon edhe nga prerja ilegale të pyjeve dhe shkatërrimi sistematik i tyre. Është koha që të ndalen qeverisjet e papërgjegjshme dhe të funksionalizohen resurset natyrore të kësaj komune”.

Interesimi dhe mbështetja e sotme e qytetarëve të Deçanit dëshmoi se Partia Socialdemokrate po reflekton çdo ditë e më shumë besueshmëri dhe kapacitete për të qeverisur me politika zhvillimore, sociale dhe barazitare.