16:23 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse disa njerëz kalojnë më shpejt nga një lidhje në një tjetër

Edhe pse disa njerëz e kalojnë më lehtë një ndarje se të tjerë, sërish është e pashmangshme të shmangni gjithë konfuzionin emocional që ndarjet shkaktojnë.

Por, pak rëndësi ka nëse je tipi që shkon në palestër pas një ndarjeje apo ulesh të hash akullore pafund, e rëndësishme është të evitosh kalimin e menjëhershëm në një marrëdhënie tjetër shumë shpejt. Jill Whitney një terapiste familjeje dhe martesash na shpjegon pse vesi i të kaluarit direkt në një marrëdhënie tjetër është i dëmshëm.

Nëse ndjenjat e tua nuk janë shëruar dhe nëse nuk je emocionalisht gati për të kaluar në një marrëdhënie tjetër atëherë mund të themi që je ende shpejt. Kur njerëzit kalojnë në një raport tjetër shpejt e bëjnë atë për arsyet e gabuara, sepse përpiqen t’i tregojnë vetes diçka apo të harrojnë diçka. Mundohen të provojnë që janë ende të dëshiruar nga pala tjetër apo nga ish-i i tyre, dhe e vetmja gjë që arrijnë të provojnë janë arsyet e tyre egoiste.

Këta njerëz janë të prirur të përdorin partnerin e ri dhe jo gjithmonë mirë. Të ecësh shpejt drejt një raporti të ri mund të jetë sepse ti do të evitosh ndjenjat e këqija dhe lëndimin. Është normale që të keni ndjenja zemërimi, lëndimi, trishtimi dhe të ndjesh dëshirën për t’u pëhumbur në një lidhje të re.

Por duke e bërë këtë do i varrosësh ato ndjenja duke e privuar veten nga një eksperiencë e plotë pikërisht në momentin që mund të merrje mësimet më të mira.

Temat: