18:54 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pse duhet të flemë pasdite?

Disa hulumtime kanë treguar se gjumi i pasdites është i mirë për shëndetin e organizmit.

Dyzet minuta gjumë në orët e pasdites mjaftojnë për të shijuar përparësitë.

Këto janë përparësitë që sjell gjumi i pasdites.

Rritet koncentrimin

Një studim tregon që 40 minuta gjumë në orët e pasdites mjafton për të rritur përqendrimin dhe fokusin për 100%. Të tjera hulumtime kanë treguar se 20 minuta gjumë janë më të mirë se 200 miligramë kofeinë.

Përmirëson memorien

Një nga përparësitë më të rëndësishme të gjumit është përmirësimi i kujtesës dhe funksioni kognitiv. Kjo do të thotë që ju do të mund të mendoni dhe kujtoni shumë më mirë.

Përmirëson kreativitetin

Gjumi pasdite përmirëson kreativitetin e të menduarit, që është thelbësore në zgjidhjen e problemeve. Shkencëtarët kanë konkluduar se mjaftojnë 20 minuta gjumë për të ardhur deri te zgjidhja kreative e disa problemeve.