12:00 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pse e kishte telefonuar Guardiola Robbenin në orën 2 pas mesnatës?

Arien Robbeni e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij të Bayernit, Pep Guardiola. Ylli holandez ka thënë se Pepi është njeri që e do futbollin çmendurisht.

“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit. Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll”, ka thënë Robbeni.

Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për t’u rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningenit./Indeksonline/