Pse ”El Clasico” shihet si ndeshje me rrezikshmëri të lartë në aspektin e sigurisë
Komisioni i Qeverisë së Spanjës për Anti-Terrorizëm mbajti një takim të rëndësishëm gjatë ditës së sontme.
Dhe ata konsideruan se ndeshja e La Ligas mes Barcelonës dhe Real Madridit më 28 tetor paraqet rrezik të madh.
Por, kjo nuk është përballja e vetme që mund të shfaqë rrezikshmëri të lartë, transmeton IndeksOnline.
Të tilla u konsideruan edhe ndeshjet, Real Oviedo – Osasuna dhe Villareal – Rapid Vienna.
Kështu, ndeshje të tilla marrin vëmendje speciale nga policia, me oficerë ekstra në tentim për t’i shmangur incidentet jashtë stadiumit.
Komisioni gjithashtu vendosi që ta gjobitë Sevillan me 30 mijë euro për banerin e shfaqur në takimin e fundit me Real Madridin./IndeksOnline/