18:02 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Pse gjyshet i japin më shumë dashuri nipave/mbesave sesa fëmijëve të tyre

Sipas një studimi, gjyshet kanë tendencë të tregojnë më shumë dashuri për nipërit e mbesat e tyre, sesa për fëmijët e tyre, dhe kjo ka një arsye.

Sa më të vjetër që janë njerëzit, aq më të butë dhe më të pjekur bëhen

Nga mësimet që i kanë nga e kaluara, ata kanë tendencë të bëhen më të butë, më të pjekur dhe më të hapur për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me njerëzit e tjerë, duke filluar nga nipërit e tyre.

Gjyshet kanë përparësi të ndryshme

Kur jeni gjyshe, përparësitë tuaja ndryshojnë. Fëmijët tuaj janë rritur dhe nuk keni nevojë të shkoni për t’i ndihmuar ata në jetën e tyre.

Atë që s’mundën të bëjnë për fëmijët e tyre, ata e bënë tani për nipërit

Kur njerëzit bëhen gjyshe, ata mund të bëjnë gjëra me nipërit e mbesat e tyre që ata kurrë nuk kanë pasur rastin të bëjnë me fëmijët e tyre.

Roli i gjyshes është më pak i komplikuar

Prindërit zakonisht janë përgjegjës për fëmijët e tyre, kështu që gjyshet nuk e kanë atë rol më./Indeksonline/