11:28 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Pse hezitojmë të marim vaksinën anticovid?

Shkruan: Sami Hajrullahu, psikolog klinik

Efektet psikologjike.

Pandemia e Covid-19 po del te jete kriza globale më e madhe ndonjëherë si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë social dhe ekonomik. Masat e vendosura nga IKSHP-ja si: distancimi social dhe karantinimi-izolimi në njërën anë janë vendosur për të mirën e përgjithshme të komunitetit, pra për të kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit gjersa në anën tjetër kjo ka prodhuar efekte anësore psikologjike tejet negative dhe me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata.

Pikërisht për shkak të masave te vendosura nga IKSHP si: distancomi social, izolimi, karantinimi, përsëritja e tyre e stervazhdueshme (nganjëherë e tepruar)  që të mbajmë higjienë etj. ka shkaktuar tek shumica e njerëzve një ndjenjë në rritje të ankthit, depresionit dhe çrregullime emocionale.

Pse njerëzit hezitojnë te marrin vaksinën?

Paraprakisht duhet konstatuar se frika, ankthi, shqetësimi psikologjik, stresi emocional etj. janë normale të ndodhin tek ne në situatën me pandeminë që po e jetojmë.

Historia e vaksinave kundër pandemisë na tregon se sa më shume kohë e gjate të kaloj dhe vaksina të tregoj efekte pozitive shëndetësore në organizmin tonë, aq me i vogël ka qenë edhe hezitimi i njerëzve për të marrë vaksinën kundër pandemisë ose gripeve te ngjashme.

Në situatën që po jetojmë tani, jemi dëshmitarë se zbulimi i vaksinës anticovid është bërë tashmë krejt se fundmi dhe pikërisht për shkak të periudhës kohore kaq të shkurtë është edhe një pasiguri e njerëzve për të marrur vaksinën. Kur te shtojmë faktin se tani kemi mutacion të virusit dhe gjendja e pandemisë po ndryshon nga dita në ditë si dhe vet OBSH nga brenda ka pikpamje jo unike karshi pandemisë,  atëherë është krejt normal hezitimi i njerëzve për të marre vaksinën anti covid.

Në anën tjetër vaksina anti covid shihet si mënyra e vetme për të luftuar pandeminë. Personeli mjekësor dhe infermieret janë në rrezik të lartë të kontaktimit dhe përhapjes së sëmundjes, poashtu ata janë e vetmja shprese e jona në njëfarë mënyre për të na “shpëtuar” andaj edhe ata duhet ta marin së pari këtë vaksine që të “mbijetojnë” dhe pastaj të na ndihmojnë edhe neve.

Interesant është fakti se psh në Amerikë, Gjermani dhe Francë edhe personeli mjekësor heziton të marrin vaksinën dhe nga hulumtimi që është bërë atje: ata thjeshte nuk duan të parët të hyjnë në rend për të marrë vaksinën, pra duan që të presin efektet eventuale pozitive të vaksinës tek të tjerët dhe pastaj të marrin edhe ata. Pra është një ndjenjë e tyre që vaksina është zbuluar tashmë së fundmi dhe nuk ka ende një bazë të fortë shkencore se e njëjta është efektive 90 apo 100 përqind.

Pra, në bazë të kësaj mund të themi se hezitimi nga kushdoqofte per te marrë vaksinën anticovid është deri dikund normal edhe per disa arsye të tjera psh. një arsye e madhe del të jetë keqinformimi i njerëzve rreth vaksinës apo edhe ndonjë histori e rrallë e cila mund të ketë quar në ndonjë efekt anësorë negativ ose jo te favorshëm të ndonjë pacienti.

Një arsye tjetër qe njerëzit hezitojnë të marrin vaksinën janë pikërisht mediat sociale të cilat e kane politizuar shume pandeminë dhe per interesa te tyre nganjëherë edhe kane abuzuar duke mos ditur për efektet negative që këto media i sjellin tek njerëzit.

Çka na mbetet neve si “hezitues” të bëjmë ne këto momente është që të menaxhojmë stresin dhe ankthin tonë në mënyrë sa më të mirë.

Ju lutem nëse e ndjeni veten ne ankth apo depresion per shkak te këtyre proceseve ju rekomandoj që të bëni vizite psikologut dhe së bashku me të do të përforconi teknika efektive të menaxhimit te stresit dhe ankthit tuaj dhe në këtë mënyrë te keni një jetë më produktive dhe kështu të shohim edhe efektet pozitive që jep vaksina anticovid me kalimin e kohës.