14:08 / E Hënë, 14 Shtator 2020

Pse jo vaji palmës!? Mbrojtja e prodhuesve vendorë

Vendimi i ministrit, Vesel Krasniqi, për pezullimin e vajit te palmës, ishte kërkesë e biznese qe disa vjet, por asnjëherë nuk është marrë parasysh. Përdorimi i (pakontrolluar) i vajit të palmës ka efekte anësore te shëndeti i qytetareve, por nuk është ndaluar asnjëherë. Nga 15 shtatori 2020 , do ndalohet importi i këtij vaji.

Por cilat janë efektet e vajit të palmës për organizmin e njeriut? 

Vaji i palmës është përdorur prej shekujsh në gatim, më shumë në vendet tropikale ku palmat rriten natyrshëm. Vaji i nxjerr nga frutat e pemës, gëzon popullaritet të gjerë për shkak se është i lirë dhe është i pasur me antioksidantë natyrorë, përfshirë vitaminat A dhe E. Megjithatë, ashtu si shumë substanca natyrale, ka mangësitë e saj, disa prej të cilave mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin tonë.

Dëshmitë e fundit shkencore tregojnë që  vaji i palmës aktualisht kualifikohet si një lëndë e parë me rrezik të lartë për ndryshim indirekt i përdorimit të tokës. Në terma praktikë, kjo do të thotë që sipas këtij akti të deleguar, vaji i palmës do të hiqet gradualisht dhe do të përfundojnë plotësisht në 2030. Edhe pse, prodhuesi më i madh në botë i vajit të palmës, Indonezia, i ka kërkuar organit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) të krijojë një panel për të shqyrtuar Direktivën e BE-së për Energjinë e Ripërtëritshme (RED II), e cila pretendon se diskriminon bio-karburantet e prodhuara nga vaji i palmës. Në figurën 1 shihet se në cilat fusha përdoret vaji i palmës, ku vërehet se në vitet e fundit është rritur përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e bio-karburanteve, po ashtu vërehet një sasi e madhe e cila përdoret në industrinë e ushqimit.

 Qendra për Shkencën në Interesin Publik në SHBA tregon se vaji i palmës është i dyti në aspektin e popullaritetit mbarë botëror si vaj ushqimor. Përdorimi i vajit të palmës në ushqimet e përpunuara, është më i përhapur në SHBA, por autoritetet morën masa për të reduktuar përmbajtjen e lartë të yndyrës duke e përpunuar.

Një analizë britanike e vitit 1997 vlerësoi 147 studime njerëzore dhe arriti në përfundimin se acidi palmitik, një përbërës aktiv në vajin e palmës, rriti nivelin e kolesterolit në gjak.  Një analizë holandeze, e publikuar në vitin 2003 studioi të dhënat nga 35 qendra klinike dhe zbuloi se acidi palmitik rriti nivelin e kolesterolit  që tregon rrezik i njohur gjerësisht për sëmundjet e zemrës.

Në një studim të botuar të vitit 1999 të “Ushqime për të ushqyerit e njeriut”, tre studiues nigerianë tregojnë se vaji i freskët nga palmat ka lëndë ushqyese por theksojnë se vaji në gjendje oksidimi mund të kërcënojë funksionet fiziologjike dhe biokimike të trupit. Ata pranojnë se prodhuesit e ushqimeve të përpunuara oksidojnë vaj palme në produktet e tyre për qëllime gatimi, që do të thotë se shumica e konsumatorëve të vajit të palmës e konsumojnë në gjendje të oksiduar. Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në sëmundjen e kancer.

Duhet të bëni kujdes me drithërat, ushqimet krokante dhe akulloret industriale. Por edhe me produktet e fëmijëve, veçanërisht me qumështin që zgjidhni për biskotat apo atë që duhet të fusni në biberon.

Sipas te dhënave nga doganat, vaji i palmës dhe fraksionet e tij, nëse janë apo jo të rafinuar, por jo të modifikuara kimikisht, pa marrë parasysh pasojat e tij, importi i vajit të palmës ka shënuar rritje të konsiderushme viteve të fundit. Sipas të dhënave të marrura në ASK, importi i vajit të palmës në vitin 2019 ishte (2,518,799) krahasuar me vitin 2015 (1,511,535) tregonë për një rritje të konsiderushme, e cila rrjedhimisht gjeneron si rezultat i kërkesë së madhe dhe përdorimit të tij në produktet e qumështit dhe më gjerë në industrinë ushqimore.

Për më tepër, sa i përket importit dhe përdorimit të vajit të palmës edhe BE së fundi ka ndërmarrë disa veprime. Në janar 2020, Parlamenti Evropian (PE) votoi për të ndaluar përdorimin e vajit të palmës për prodhimin e bio-karburanteve në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2020. Po ashtu, Komisioni Evropian ka publikuar një akt  në të cilin njeh që vaji i palmës është i paqëndrueshëm për shkak të shpyllëzimeve dhe emisioneve të gazrave që shkakton dhe me gjerë. Bashkimi Evropian ka përdorur vajin e palmës ne ngrohje dhe energji elektrike, bio karburantet si dhe ne industria e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

Duke marrë parasysh argumentet e lartpërmendura mund të vijmë në përfundim se:

a)      Mbetet shqetësim serioz ndarja e produkteve me origjinë bimore dhe atyre shtazore në raftet e supermarketeve. Kërkohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që në rastet e importit të produkteve me prejardhje me yndyrë bimore, të mos lejoj që ato produkte të mbajnë mbishkrime apo emra, që janë identikë me prodhimet me origjinë shtazore. Po ashtu, kërkohet edhe nga Inspektorati i Tregut që të mos lejojë një gjë të tillë tek shitjet me shumicë dhe pakicë në tregun e brendshëm.

b)      Nevojitet hartimi i një rregulloreje që përcakton standardet e përgatitjes së djathit, krejt kjo me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së prodhuesve vendor si dhe stabilizimit të tregut në këtë fushë.

c)       Të kontrollohen nga AUV kompanitë vendore të cilat përdorin vajin e palmës se cili është qëllimi final i përdorimit të tij.

Ndërsa, kërkesa drejtuar institucioneve për përdorimin e produkteve vendore, është një hap shume i rëndësishëm ekonomikisht dhe patriotik.  Duhet filluar nga vetja e pastaj edhe nga kjo kerkës ka te beje me ministrit, komunat, ushtrinë e Kosovës, shkollat , policinë e kështu me radhe, qe kur i hapin tenderët për ushqim, te marrin për baze qe kompania qe e merr tenderin, te përdore vetëm produkte vendore.

Ky do jetë hap shume i rëndësishëm, qe prodhimi vendor të marrë pozitën e merituar. Tani patriotizëm është që të ndikojmë në rritjen e prodhimit vendorë e kështu të rritet eksporti dhe të ndryshojmë parametrat ekonomike.  Sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punësohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare.

Dr. Artan HAZIRI

Këshilltar politik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë