17:46 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pse Mbretëresha Elizabeth po shfaqet me syze në publik?! (Foto)

Mbretëresha e Anglisë po merr shumë vëmendje me syzet të cilat po i vë në paraqitjet e saj të fundit publike.

Arsyeja se pse 92 vjeçarja po mban syze është një intervenim që ajo ka kryer në sy për të hequr të ashtuquajturën “pëlhurën” e cila i është mbledhur.

Këtë e ka bërë të ditur vet Pallati Buckingham, duke thënë se tashmë ajo është mirë me shëndet.

Ndryshe, javëve të kaluara mbretëresha është parë çdo herë me syze, madje edhe në disa evenimente shumë të rëndësishme./Indeksonline/