22:00 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pse në Finlandë fëmijët flenë në kuti kartoni?

Edhe përsa i përket amësisë, ka mendime të ndryshme, shpesh për shkak të traditave të çdo vendi.

Për shembull, shumë njerëz do ta konsideronin torturuese për fëmijën e sapolindur ta vinin për të fjetur në një kuti kartoni, por në Finlandë kjo është një traditë që ka vazhduar për më shumë se 70 vjet.

Çdo nënë e re merr një kuti kartoni nga qeveria në të cilën ajo mund të vendosë për të fjetur fëmijën.

Kjo është një traditë që ka vazhduar për 75 vite dhe vetë qeveria ua dërgon kutitë nënave të reja.

Brenda kutisë gjendet një çantë me aksesorët fillestarë, shumë e dobishme për prindërit dhe përbëhet nga:

– Kapuç, doreza dhe veshje e plotë që e mbron nga të ftohtët

– Një kostum me kapuç i punuar me shtiza

– Çorape, doreza, badi, kapuç shtesë

– Peshqirë, gërshërë për thonjtë, furçë dhëmbësh, krëhër

– Termometër, krem hidratues, pomadë për beben gjatë ndërrimit të pelenave

– Pelena të ripërdorshme dhe napa

– Libër me ilustrime dhe lodra për dhëmbët

– Dyshek dhe çarçafë me përmasat e kutisë

– Produkte për nënën, etj

Courtesy Kela/Annika Söderblom

Kjo traditë finlandeze po përqafohet me shpejtësi nga vende të ndryshme të botës si Skocia, Kanadaja apo Afrika e Jugut.

Pediatrët amerikanë mbështesin përdorimin e kutive: për çështje të sigurisë së fëmijëve është shumë më mirë të lejohet të flenë vetëm me gjërat esenciale, pra, me një dyshek dhe një batanije. Në këtë mënyrë shmangen vdekjet e tmerrshme në djep.

Që kur u fut kjo metodë, në Finlandë niveli i vdekshmërisë foshnjore ka rënë dhe sot është ndër më të ultët në botë.

Fëmija mund të flejë në kuti deri në 8 muaj. Pastaj mund të transferohet në një shtrat të rregullt. Pothuajse të gjitha nënat zgjedhin kutinë në vend të shumës ekuivalente të parave, të cilën qeveria e vë në dispozicion.

Kjo gjë ka ndryshuar zakonin e prindërve për t’i vënë fëmijët në krevatin e madh apo krevatin e tyre mes lodrave e pellushëve, duke parandaluar edhe incidentet tragjike.